AlbanianSport.com 30.07.2015 17:35
ASNN – Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ledian Memushaj, i ndodhur në pronësi të Leçes, por duke luajtur me Peskarën, ka bërë një lëvizje të mirë në këtë merkato vere, duke u bërë edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës së Peskarës.
Me pak fjalë, klubi italian e ka blerë kartonin e Memushajt, duke e bërë të vetin për edicionin e ri. Shqiptari pati një impakt të madh në skuadër gjatë ndeshjeve të sezonit të
kaluar, duke shënuar madje gola të rëndësishëm.
Klubi i Serisë B e transferoi Memushajn nga Leçe një vit më parë në formë huazimi me të drejtë blerjeje pas një sezoni. Peskara e përdori këtë mundësi në marrëveshjen mes dy klubeve dhe për 170 mijë euro arriti ta bënte të vetin kartonin e Memushajt.