AlbanianSport.com 30.07.2015 15:15
ASNN – Sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:00, Kukësi do të zbresë në fushën e blertë për të luajtur ndeshjen e parë për turin e tretë eliminator të Ligës së Evropës ndaj Legias së Varshavës.
Verilindorët kërkojnë rezultat pozitiv në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” për të siguruar dhe një tjetër biletë për turin tjetër. Ndërkohë që polakët vijnë me besim tek arritja e fitores, duke qenë edhe favoritë të basteve.
Treshja e gjyqtarëve është nga Zvicra. Sa i përket përfitimeve në aventurën e tij në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, Ligën e Evropës, klubi kukësian ka arkëtuar deri më tani 630 mijë euro.
Nga pjesëmarrja në turin e parë janë fituar 200 mijë euro, në turin e dytë 210 mijë euro, ndërsa në të tretin që ndodhet aktualisht 220 mijë euro. Nëse kalon në “play-off”-et e Ligës së Kampioneve, arkës së klubit i shtohen edhe 230 mijë euro të tjera.