AlbanianSport.com 07.10.2014 14:35
ASNN – Tepelena e Ilir Selimit e ka humbur ndeshjen e saj të dytë në kampionat, teksa është mundur 3-2 nga Orikumi vendës. Por për drejtuesit dhe futbollistët e Tepelenës kjo humbje erdhi nga një gjykim i njëanshëm i “xhaketave të zeza”.
I cituar nga gazetat sportive të ditës, sulmuesi Eduard Rustemi ka thënë: “Zhvilluam një lojë të barabartë me Orikumin dhe mënyra e të gjykuarit na ka penalizuar në rezultatin e ndeshjes.”
“Ndoshta barazimi do të ishte më i denjë për këtë takim, por po të ishim treguar dhe pak më të kujdesshëm mund ta kishim fituar atë, – ka vijuar ai. – Rruga në kampionat është e hapur dhe kemi besim se skuadra jonë do të dijë ta realizojë objektivin.”
“Por gjithmonë nëse do të ketë gjykime të sakta dhe futboll të ndershëm”, – ka përfunduar sulmuesi i Tepelenës, Eduard Rustemi.