AlbanianSport.com 30.07.2015 10:40
ASNN – Federata Botërore e Basketbollit (FIBA) nuk njeh të mëdhenj e të vegjël kur është fjala për pavarësinë e sportit dhe federatave sportive nga politikat e qeverive të ndryshme.
Dje ajo mori një vendim të ashpër dje ndaj Federatës Ruse të Basketbollit, pasi ajo është ndikuar nga politika e qeverisë ruse. Kështu, përfaqësuesja e Rusisë në basketboll e ka marrë një nga goditjet më të mëdha të viteve të fundit.
FIBA i ka dërguar dje një letër Federatës Ruse të Basketbollit, ku e ka njoftuar për përjashtimin nga Kampionati Evropian dhe të gjitha garat e tjera në radhë. Arsye për përjashtimin e Rusisë është ndikimi i politikës në federatë.
Rusia ishte pjesë e Grupit A në Kampionatin Evropian, që do të luhet nga data 5, deri me 20 shtator 2015. Mbetet për t’u parë në vijim sesa do të reflektojnë rusët dhe sesi do të zgjidhet mungesa e tyre në Evropian.