Abdurrahman “Roza” Haxhiu, ai që shkroi historinë e futbollit lushnjar

Share Button

Roza-Haxhiu-Portret

AlbanianSport.com 29.07.2015 23:45

ASNN – Abdurrahman Roza Haxhiu ose Roza Haxhiu, siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 30 shtator 1930. Ai ishte djali i Bajram Haxhiut, një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës. Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist. Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës, siç quhej në ato vite skuadra lushnjare dhe më vonë shkëlqeu në ekipet e Luftëtarit, Partizanit dhe Dinamos.

Gjatë karrierës së tij sportive, Roza u nderua me titullin e lartë “Mjeshtër i sportit” dhe u bë i njohur jo vetëm në vendin tonë, por edhe në arenën ndërkombëtare, duke luajtur me ekipin e Partizanit, Dinamos dhe në ekipet tona përfaqësuese. Në vitin 1955 tërhiqet për përforcim nga Dinamo në ndeshjen me Dozhën e Budapestit. Pas ndeshjes futbollisti i madh hungarez, Suza, do të shprehej me superlativa për lushnjarin “Ai (Roza), është një futbollist i kalibrit evropian.”

Në fitimin e medaljeve të argjenda nga Partizani në spartakiadën e ushtrive të vendeve socialiste në Lajpcig në vitin 1958, Roza dha një kontribut të rendësishëm. Vitet e fundit të jetës së tij ia kushtoi përsëri futbollit. Ai punoi pa u lodhur si trajner i ekipit të Traktorit të Lushnjës. Me emrin e Rozës lidhet edhe rikthimi i Traktorit në Kategorinë e Parë (sot Superiore) në vitin 1960, pas 6 vitesh në Kategorinë e Dytë (sot E Parë). Që nga ajo kohë deri në vitet 1990, Traktori do të ishte pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

Por sëmundja e rëndë, më 19 maj të vitit 1964, do ta ndante nga jeta Roza Haxhiun në një moshë fare të re, kur sapo kishte mbushur të 34 vitet. Por, rrugën e ndërprerë në mes të Rozës do ta vazhdonte, i biri Adnandi, i cili do të aktivizohej fillimisht me Shkëndijën dhe pas përfundimit të studimeve në ILKF “Vojo Kushi”, do të kthehej në qytetin e tij të lindjes për t’u aktivizuar me Lushnjën. Madje, Adnandi do të ulej edhe në krye që stolit të skuadrës lushnjare për pak kohë.

Pas viteve 1990, Adnand Haxhiu do të emigronte drejt Gjermanisë, ku dhe aktualisht jeton. Por gjithnjë pa iu ndarë futbollit, Adnandi punon si mësues futbolli në ekipet e moshave të Shalke 04-s. Ndërkohë, ka edhe një kuriozitet që lidhet me emrin e këtij legjende të futbollit lushnjar. Emri i vërtetë i Roza Haxhiut është Abdurrahman. Vëllai i tij e sqaron edhe “pagëzimin” e Abduharrmanit në “Roza”. “Pas një sëmundje të rëndë që ka kaluar në fëmijëri, ai është dërguar në spitalin e Lushnjes”, – tregon ai.

“Doktor Çabej që u kujdes për të, pa se ai ishte një fëmijë shumë i bukur dhe i shëndetshëm. Në formën e një supersticioni doktor Çabej propozoi që atij t’i ndryshohej emri. Ai ishte i pari që e quajti Roza, për të simbolizuar më shumë një lule të bukur, siç është trëndafili. Që nga ai moment, emri i tij do të ishte Roza dhe nuk u ndryshua më kurrë”, – tregon vëllai i Roza (Abdurrahman) Haxhiut. Duhet theksuar se stadiumi i qytetit të Lushnjës, që mban emrin “Roza Haxhi” ka qenë aty ku është sot.

Fusha e futbollit, aty ku Lushnja u ngjit në Kategorinë e Parë, para viteve 1960 ka qenë pikërisht ku është gjimnazi i sotëm, gati në qendër të qytetit. Pas viteve 1960 ka nisur ndërtimi i stadiumit të sotëm i qytetit të Lushnjës. Fillimisht ai e ka patur emrin “Traktori”, ashtu si emri i skuadrës. Pas viteve ’90, më saktë në vitin ’92, me vendim të Këshillit Bashkiak të Lushnjës, stadiumit të futbollit iu vu emri “Roza Haxhiu”, në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë futbollisti dhe trajneri Haxhiu në futbollin lushnjar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh