AlbanianSport.com 29.07.2015 22:55
ASNN – Pas Xherdan Shaqirit, një tjetër lojtar me origjinë shqiptare mund të provojë eksperiencën bavareze me gjigantët e Bajernit. Mesfushori i Borusias së Mënshengladbahut, Granit Xhaka, e pranon se Pep Guardiola ka shprehur interes për ta transferuar në “Allianz Arena”, por ai shton se në këto momente është shumë e vështirë që të arrihet një marrëveshje.
“Natyrisht që Bajerni ka shprehur interes konkret për mua, por aktualisht mendoj vetëm për skuadrën time dhe kjo nuk është një çështje që duhet të më shqetësojë”, – thekson lojtari kosovar i përfaqësueses zvicerane në një intervistë për të përditshmen “Bild”. Në vijim, Xhaka shton se ka një kontratë që e lidh me Mënshengladbahun deri në vitin 2019.