Adriatik Balla 28.07.2015 19:55
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Nderim Nexhipi është paraqitur në Vlorë dhe mesditën e djeshme veshi për herë të parë fanellën e Flamurtarit.
Pasi arriti marrëveshjen me klubin vlonjat, Nexhipi shkoi edhe në Ohër për t’u përshëndetur përfundimisht me Partizanin, ndërkohë që tashmë nis zyrtarisht sezonin me kuqezinjtë.
Me afrimin e shqiptarit nga Maqedonia, Flamurtari zëvendëson më së miri të larguarin Erjon Vucaj dhe në mesin e fushës konkurrenca është e jashtëzakonshme.
Kjo, sepse janë në dispozicion të trajnerit Stanislav Levi mesfushorët Telushi, Kuqi, Peter Trap, Nexhipi e Lena, të gjithë mesfushorë qendre.
Ndërkohë që në krahë janë Bregu, Yll Hoxha, Maxhuni dhe Bedri Greca.