AlbanianSport.com 28.07.2015 18:50
ASNN – Në gusht nis shtrimi i pistës me tartan dhe kjo nënkupton se “Elbasan Arena” gati të presë ndeshjet e Skënderbeut në Ligën e Kampioneve. Pas një jave duhet të presë ndeshjen e kthimit që Skënderbeu do të luajë kundër Milsamit në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.
Por punimet në Stadiumin “Elbasan Arena” vazhdojnë. Në impiantin e përuruar gati një vit më parë po vendoset streha në hyrjen qendrore. Sipas drejtuesve të stadiumit ndërtimet janë drejt përfundimit dhe mbulesa do të jetë gati për sfidën e ardhshme në kampionëve shqiptarë në Ligën e Kampioneve.
Gjithsesi, rregullimet në “Elbasan Arena” nuk do të mbyllen me kaq. Gjatë muajit gusht pritet që në stadium të nisë shtrimi i pistës së atletikës me tartan. Ajo ishte parashikuar të përfundonte muaj më parë, por do të jetë gati përpara sfidës së ardhshme që Kombëtarja do të luajë më 7 shtator kundër Portugalisë për Eliminatoret e Euro 2016-s.
Duke nisur nga ndeshja e ardhshme në Ligën e Kampioneve dhe nëse kualfikohet për në raundin tjetër, Skënderbeu duhet t’i luajë ndeshjet e tij në “Elbasan Arena”, i cili është i vetmi stadium në Shqipëri që plotëson kushtet e UEFA-s në këto nivele të Kupave të Evropës.