Sezoni i ri i Serisë A, shorti ofron supersfida që në javën e para

Share Button

Seria-A-logo

AlbanianSport.com 28.07.2015 08:50

ASNN – Niveli më i lartë i Kampionati Italian të Futbollit do të nisë më 22 gusht të këtij viti dhe do të përfundojë më 15 maj të vitit të ardhshëm, por sezoni 2015-2016 i Serisë A duket se do ta ndezë garën dhe rivalitetin që në javët e para të tij. Kjo, sepse shorti i hedhur këtë të hënë ka përcaktuar një ndeshje të konsideruar të madhe që në javën e parë, atë që do të luhet në Firence, midis Fiorentinës vendase dhe Milanit, ndërkohë që kampionët në fuqi të Italisë, Juventusi, do të presë në shtëpi Udinezen.

Por dueli i Firences nuk është asgjë, krahasuar me përballjet që na dhuron java e dytë dhe ajo e tretë e Serisë A. Fillimisht është supersfida Roma-Juventus, që vitin e kaluar ishin të dytët dhe të parët respektivisht, ndërsa java e tretë do të ndizet nga derbi i Milanos. Inter-Milan në “San Siro” do të jetë e para mes përballjeve derbi, pasi të tjerat mes dy skuadrave të të njëjtit qytet do të luhen në javën e 7-të, Kievo-Verona, në javën e 12-të, Juventus-Torino, e në të 13-tën, sfida e kryeqytetit Roma-Lacio.

Vetëm në javën e 18-të do të luhet Xhenoa-Sampdoria. Nga ndeshjet e tjera të forta që do të zhvillohen është ajo në javën e 4-t, Napoli-Lacio, dy skuadra që vitin e kaluar luftuan deri në fund për të siguruar biletën e fundit në Ligës së Kampioneve. Napoli do të presë më tej Juventusin në “San Paolo” për javën e gjashtë, kurse vetëm një javë më vonë do të vizitojë Milanin. Java e 8-të dhuron atë që konsiderohej deri pak vite më parë si “derbi i Italisë” ose sfidën mes Interit dhe Juventusit në “San Siro”.

Në javën e 9-të do të përballen Fiorentina me Romën. Juventus-Milan, një duel mes ekipit më të titulluar në Itali dhe atij italian më të suksesshëm në Evropë do të jetë në javën e 13-të, që pasohet një javë më vonë, me sfidën Napoli-Inter. Vetëm në javën e fundit do të luhet përballja mes Romës dhe Milanit, e para në “Olimpiko”, ndërsa për t’i dhënë fund kampionatit në “San Siro”.

 

Seria A

2015-2016

 

Ja kalendari i javës së parë:

 

Empoli – Kievo

Fiorentina – Milan

Frosinone – Torino

Inter – Atalanta

Juventus – Udineze

Lacio-Bolonja

Palermo – Xhenoa

Sampdoria – Karpi

Sasuolo – Napoli

Verona – Roma

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh