Skënderbeu / Kampionët synojnë historinë, Josa: E mundim Milsamin!

Share Button

Mirel-Josa-Skenderbeu-kuq-2015

Adriatik Balla 28.07.2015 07:55

Kampionia e Shqipërisë, Skënderbeu, është shumë pranë një suksesi historik. Gjithçka do të varet nga dy përballjet që do të ketë në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve, ku shorti e ka vënë përballë moldavëve të Milsamit, një skuadër shumë e fortë gjatë viteve të fundit dhe që ka pasur një sukses të madh. Ndeshja e parë luhet sonte në orën 19:00 në Moldavi.

Dhe korçarët do të tregojnë kujdes që të mos pësojnë humbje, me shpresa të mëdha se mund t’ia dalin të marrin rezultat pozitiv që do t’i favorizonte për ndeshjen e kthimit dhe për kualifikimin. Vetëm dy takime larg historisë dhe skuadra e trajnerit Mirel Josa ka shansin e madh të futet në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ose, më e pakta, në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, gjithmonë nëse eliminon Milsamin.

Optimizmi është shumë i madh, por Skënderbeu ka udhëtuar dje drejt Kishinjevit, kryeqytetit të Moldavisë, me mungesa të rëndësishme dhe me probleme sidomos në repartin e mbrojtjes. Synimi parësor i Skënderbeut në Moldavi do të jetë të shënojë minimalisht një gol që në fushën kundërshtare ka vlerë dyfish dhe mund t’i ndihmonte shumë korçarët për të kaluar me suksesin edhe turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve.

Trajneri Josa është shprehur optimist para nisjes për në Moldavi, duke thënë se do të tentojnë fitoren. “Ky është një tur më i vështirë se ai që kaluam, – ka deklaruar kryeqytetasi i stolit korçar. – Milsami ka surprizuar, por ne kemi besim në vlerat e skuadrës tonë dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Nuk kemi në plan të luajmë në mbrojtje, përkundrazi, sipas situatës ne do të tentojmë të fitojmë ndeshjen.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh