AlbanianSport.com 07.10.2014 10:25
ASNN – Bluzinjtë e Luftëtarit, pas humbjes së dytë në kampionat, e cila ka ardhur në fushën e vet me Sopotin, jo vetëm që ka thelluar krizën, por mbi të gjitha është në vendin e fundit në renditje me 0 pikë jashtë çdo parashikimi.
Megjithatë drejtuesit e klubit janë optimist se shpejt kjo skuadër do të dalë nga kriza. Madje dje është pritur që të bëhet dhe një analizë e situatë, por ende nuk është bërë e ditur se kur do të kryhet.
Ndërkohë rreth orës 14:00 të ditës së djeshme bluzinjtë kanë marrë rrugën drejt Derviçianit, atje ku në kompleksin “Lefter Millo” kanë bërë seancën e tyre stërvitore të kësaj jave.
Kanë nisur përgatitjet për ndeshjen me Tomorin, ndeshje kjo që do të luhet në fushë të huaj, ndërkohë që të gjitha seancat stërvitore janë zhvilluar nën reshjet e dendura të shiut.