AlbanianSport.com 27.07.2015 09:45
ASNN – Më shumë se 80 mijë tifozë u ngritën në këmbë për të duartrokitur Andrea Pirlon, që bëri debutimin e tij në kampionatin amerikan të futbollit. Mesfushori italian hyri në fushë si zëvendësues në ndeshjen që skuadra e tij e re, Nju Jork Siti, fitoi me rezultatin 5-3 ndaj Orlandos.
Pirlo tregoi klasin e tij, megjithëse njeriu i ndeshjes ishte David Vija. Ish-sulmuesi i Barcelonës shënoi dy nga golat e fitores për ekipin vendas. Në këtë ndeshje, Pirlo gjeti në fushë një tjetër emër të madh të futbollit, si Rikardo Kaka, me të cilin ka qenë shok skuadre në kohën kur luante me Milanin.