Elvin Beqiri: Ja pse e mbylla tek Vllaznia, do të vuajë sezonin e ardhshëm (I)

Share Button

Elvin-Beqiri-profil-liqeni

Adriatik Balla 26.07.2015 19:50

Ditët e fundit u tërhoq nga futbolli i luajtur njëri prej lojtarëve kryesorë të Vllaznisë, njëherësh mbrojtës i skuadrës kombëtares për disa vite, duke regjistruar shumë ndeshje me fanellën kuqezi. Elvin Beqiri “vari këpucët në gozhdë”, duke mos pranuar të negociojë me klubin uljen e pagës së tij, diçka që nuk duhej të kishte ndodhur, të paktën jo me të.

Në intervistën e dhënë për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, Beqiri kujtoi se klubi e pati mundësinë ta gjente gjuhën e bashkëpunimit me të, por mungoi dëshira. Megjithatë, mbrojtësi e kupton situatën dhe uron që Vllaznia të bëhet më mirë, pavarësisht se ai rendit disa argumente që sezonin e ri skuadra do të vuajë shumë dhe do të jetë në garë për mbijetesë e jo si pretendente për trofe.

Një mendim dhe për Kombëtaren e De Biazit, për të cilën Beqiri thotë se duhet të kontrollojë euforinë, si armikja më e madhe e përfaqësueses tonë në garat eliminatore. Ai ka fjalë të mira për lojtarët dhe stafin dhe e beson fuqishëm se këtë herë Evropiani është shumë afër. Ja intervista e tij për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, që AlbanianSport.com jua sjell në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa nesër, e dyta.

 

– Jeni tërhequr nga futbolli, pasi nuk gjetët bashkëpunimin e mëtejshëm me klubin e Vllaznisë. Ishte një tërheqje e papritur, po të mendohet fakti se tani lojtarët luajnë deri në 40 vjeç. A mendoni se kjo lëvizje juaja ishte më e mira në aspektin personal?

– Gjatë këtyre ditëve që unë kam marrë vendim të tërhiqem kam pasur kontakte të shumta dhe këto dilema janë të kuptueshme, por unë u tërhoqa jo nga dëshira, por se nuk m’u dha një mundësi tjetër. Dëshira ime ishte të luaja prapë për Vllazninë, por nuk u gjet konsensus. Vendimi është i drejtë, sepse unë isha i vendosur që të mos luaja me ekip tjetër në Superiore jashtë Vllaznisë, prandaj ishte e pashmangshme të tërhiqem. Nuk jam bërë pishman, pasi Vllaznia si klub nuk më respektoi kontratën në nivelin që ishte më parë dhe një ofertë e re më e vogël ishte e papranueshme për mua. Pra s’pati zgjidhje tjetër.

 

– Të flasim hapur, vendimi juaj për t’u tërhequr ngjante më shumë me një rebelim ndaj klubit. A besoni se Vllaznia e kishte mundësinë të ruante të njëjtat kushte kontraktuale me ju, pa arritur në këtë gjendje?

– Pyetja shtrohet me vend, pasi largimi im mund të ngjajë si kryeneçësi dhe një lëvizje jo e matur nga ana ime. Por nuk është tamam kështu. Me aq sa jam në dijeni, klubi e kishte mundësinë ta respektonte kontratën time në nivelin e mëparshëm dhe ishin të gjitha mundësitë për gjetjen e një marrëveshje. Natyrisht, unë nuk dua të paragjykoj, pasi dua të mirëkuptoj dhe drejtuesit e klubit. Megjithatë, unë konstatoj se ata janë duke blerë lojtarë, ofrojnë kontrata të reja etj, por mua nuk më ofruan. Pra, unë mendoj se nuk u duhem më. Ndoshta mund të ketë ndikuar dhe ana financiare. Klubi nuk ka një gjendje të shëndoshë financiare, sepse, siç e dini, varet nga Bashkia dhe fondet janë të kufizuara. Ndryshe do të ishte të kishte një president. Unë kërkova një kontratë me kushtet e vjetshme, por nuk ma plotësuan dhe, me kaq, mbaroi bashkëpunimi.

 

– Gjatë karrierës tuaj te të karrierës tuaj te Vllaznia, a ka diçka që të ka mbetur peng?

– Në përgjithësi unë këtu kam kaluar shumë mirë, fundja kam qenë në shtëpinë time. Por, natyrisht, kam peng faktin se në tre vjet që pas kthimit nga Azerbajxhani nuk munda të fitoj trofe. Vllaznia e kësaj periudhe nuk ishte pretendente, por luftoi për mbijetesë dhe më vjen keq që unë dhashë kontribut vetëm për të mos lejuar që Vllaznia të mos binte nga kategoria. Duhej të kisha kontribuar për trofe, por skuadra nuk ka qenë në gjendjen e saj më të mirë këto vite. Jo vetëm që nuk fitova trofe, por si skuadër desh ramë nga kategoria dhe mund ta quaj fat që nuk ramë nga Superiorja.

 

– Si është pritur vendimi juaj nga të afërmit, tifozët?

– Jam takuar me disa tifozë, të afërm natyrisht, dhe pranojnë që kanë mbetur të habitur nga vendimi që mora. Kuptohet, dëshira e tyre ishte që unë të luaja e të kontribuoja për skuadrën, por në fund të fundit të gjithë e kuptojnë që një ditë kjo do të ndodhte.

 

– Si e sheh të ardhmen e Vllaznisë? E shtrojmë këtë pyetje duke pasur parasysh grupin dhe vështirësinë e formulës së garës, ku me sa shihet sa shihet Vllaznia nuk mund të jetë pretendente. Çfarë do të ndodhë?

– Klubi administrohet nga Bashkia e Shkodrës dhe nuk mund të rivalizojë me klubet që kanë investitorë të fuqishëm. Unë nuk e shoh pretendente për trofe, madje besoj se për Vllazninë ky sezon do të jetë shumë i vështirë, pavarësisht blerjeve që janë bërë. Klubit i ka ikur boshti i skuadrës dhe kanë ardhur të rinj, të cilët nuk e njohin njëri-tjetrin. Unë nuk do ta dëshiroja, por Vllaznia e sezonit të ri do të rrezikojë rënien. Shoh skuadrat e tjera më lart, që kanë bërë blerje më të goditura dhe i kanë vënë punët në vijë, kurse të rinjve që ka marrë Vllaznia u duhet kohë të harmonizohen në lojë me njëri-tjetrin. Do të jetë e vështirë të mbijetojë.

 

Vijon nesër…

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh