AlbanianSport.com 26.07.2015 09:45
ASNN – Sulmuesi i Liverpulit, Mario Baloteli, ka refuzuar interesimin e klubit nga Lega Pro e Italisë, Lupa Kasteli, që kishte shprehur interesimin e madh për transferimin e tij. Sulmuesi i përfaqësueses italiane spekulohet se mund të largohet nga “Enfilld Roud” gjatë merkatos së verës, por fakti që e kërkon një klub i kategorisë së tretë ka habitur jo pak dhe tregon se në çfarë gjendje dëshpëruese është Baloteli.
Por, ai ka refuzuar ofertën ambicioze nga ky klub. “Marrë parasysh se Marko është president i Lupa Kasteli, në Lega Pro, e falënderoj për ftesën që të luaj për ata. Por, nuk mund të pranoj një sfidë të tillë për shumë arsye të cilat janë të njohura, pa dashur t’i mohoj asgjë klubit dhe tifozëve”, – shkroi Baloteli në profilin e tij në rrjetin social, “Facebook”, duke refuzuar ofertën në fjalë.