Sokol Kushta: Me 4 pikë në 3 ndeshjet e ardhshme shkojmë në “Euro 2016” (II)

Share Button

Shqiperi-France-1-0-Stadiumi-tabela

Adriatik Balla 13.07.2015 16:05

Futbolli shqiptar dhe shqiptarët në tërësi morën një lajm të bukur dy ditë më parë, pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport me seli në Lozanë vendosi t’i japë Shqipërisë tre pikët në tavolinë për ndeshjen ndaj Serbisë të luajtur më 14 tetorin e shkuar e të ndërprerë për shkak të dhunës ndaj Kombëtares shqiptare ende pa u mbyllur pjesa e parë. Ishte një vendim i shumëpritur nga tifozët kuqezi, nga ekipi kombëtar dhe stafi i tij dhe të gjithë sportdashësit në Shqipëri e diasporë.

Një vendim që e ngjit Shqipërinë automatikisht në në kuotën e 10 pikëve, po kaq sa Danimarka, por me një golaverazh më të mirë. Duke folur për vendimin dhe reflektimet pas kësaj ngjarjeje, ish-sulmuesi i Kombëtares, Sokol Kushta, shprehu gëzimin e tij të madh për këtë trepikësh të merituar, duke thënë se kishte besuar deri në fund se trepikëshi do të jepej dhe Serbia do të thyhej. Për Kushtën, durimi gjithë këta muaj ia ka vlejtur, sepse Shqipëria mori në fund atë që meritonte.

E po ashtu edhe Serbia mori atë që meritonte,madje duke shtuar se për serbët mund të kishte një vendim akoma më të rëndë, sepse meritonin përjashtim. Për Kushtën vendimi për të ndëshkuar Shqipërinë me 100 mijë euro gjobë për “objektin fluturues” është sërish i tepërt, i parsyetuar dhe i palogjikshëm. Megjithatë, përtej gjobës, ai i gëzohet trepikëshit që e ngjit ekipin tonë në kuotën e 10 pikëve dhe e bën pretendent për kualifikim.

Për ish-sulmuesin kuqezi, Kombëtares i nevojiten katër pikë në tre ndeshjet e ardhshme, për të besuar kualifikimin në “Euro 2016”, duke llogaritur minimalisht një barazim me Danimarkën dhe fitoren me Serbinë, e në fund të mbetej për kualifikim ndeshja përmbyllëse me Armeninë. Në analizën e Kushtës, Kombëtarja ka punuar mirë dhe sipas tij, trajneri De Biazi ka gjetur ilaçin e duhur se si të punohet me lojtarët shqiptarë.

Kjo është intervista e tij dhënë për të përditshmen “SOT”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu në dy pjesë dhe sot është pjesa e dytë, kurse pjesa e parë ishte dje.

 

… Vijon nga dje

 

– Dukeni që jeni optimist, megjithëse skuadrën e presin ndeshjet më të vështira, ndërkohë që gjysma e eliminatoreve nuk është zhvilluar. Është siguruar “play-off”-i në një farë mase, por jo kualifikimi. Ku e bazoni optimizmin tuaj?

– Nuk jam optimist, por jam realist. Unë shoh konkretisht që, për herë të parë, ne kemi shansin e madh të kualifikimit dhe jemi fare pranë. Logjika ime më thotë se një barazim me Danimarkën dhe një fitore me Serbinë na bën thuajse të kualifikuar. Kjo sepse mbetet dhe një ndeshje në fund, ajo ndaj Armenisë, e cila të mban me shpresë. Ky qëndrim realist lidhet me punën që ka bërë skuadra, jo me dëshirën tonë të madhe. Barazimi me Danimarkën na mban në të njëjtat pozita. Unë mund të them edhe që mundim Italinë, Argjentinën e kështu me radhë, pra mundim botën, por kjo nuk ndodh, s’mund të konceptohet në këtë formë. Një barazim me Danimarkën dhe fitore me Serbinë, për mua si Sokol justifikon ecurinë e Kombëtares. Sa i takon Portugalisë, mua më duket të jetë ekipi më i fortë i grupit. Unë i kam parë ata dhe janë shumë të fortë edhe kur nuk kanë Ronaldon në skuadër. Me Ronaldon bëhen akoma më të fortë. Që të kthehem te shanset tona, dua të shtoj se për tre sfidat e ardhshme ne na bëjnë punë katër pikë. Do të ishte fantastike të kualifikohemi. Në këndvështrimin tim, De Biazi ka gjetur ilaçin e duhur për të folur me lojtarët shqiptarë.

 

– Cili është mendimi juaj për qëndrimin e palës serbe pas vendimit të CAS-it?

– Duhet të nisemi nga vendimi që dha UEFA për ndeshjen Mali i Zi-Serbi. I dha trepikëshin Rusisë dhe nuk u dëgjua asnjë koment. Nuk u bë asnjë diskutim. U godit portieri mik dhe u ndërpre ndeshja, fitorja shkoi në tavolinë direkt për rusët. Pse? Sepse ishte Rusia. Unë mund të konstatoj se nuk mund të bëhet një shtet që shkel mbi gjakun e fëmijëve e pleqve. Ata, serbët, kanë komplekse. E quajnë të drejtë edhe kur vret, edhe kur thonë Kosova është djep i Serbisë, se çdo gjë shqiptare është e keqe dhe çdo gjë serbe është e mirë etj. Pra ata nuk e përtypin dot që CAS-i i ka dhënë tri pikët Shqipërisë. Kanë megallomani, por kanë dhe përplasje të brendshme, por bëjnë dhe lobim të fortë. Por mua s’më intereson çfarë bëjnë e çfarë thonë. Një gjë nuk e kuptoj: Pse nuk arrijnë ta konceptojnë se kanë krejt Evropën kundër dhe tani gjenden minus dy pikë? Në çdo sezon kanë të njëjtat probleme, shkaktojnë kaos, s’organizojnë ndeshje normale. Sa më takon mua, ndihem mirë që jemi vlerësuar pozitivisht. U përpoqëm shumë, por në fund na u dha e drejta, megjithëse, më duket e tepruar tej mase gjoba 100 mijë euro, për një “objekt fluturues” që ende sot zyrtarisht nuk ka version zyrtar si ndodhi (ka vetëm një autor të vetdeklaruar) dhe fajtore është pala serbe për organizimin.

 

– Pati skepticizëm për vendimin s’duhet ta mohojmë këtë…

– Ngjarja në Beograd u pa qartë. Pati dhunë, kërcënim, huliganizëm, racizëm e gjithçka tjetër të keqe. CAS-i ka operuar drejt, sepse ka konstatuar se veprimet e gjyqtarit nuk kanë qenë në përputhje me rregulloren. Gjyqtari duhet të dalë në mes të fushës e t’i bjerë bilbilit, gjë që nuk e ka bërë. Ndërkohë, CAS nuk ka marrë në shqyrtim shumë anë të tjera të ndeshjes, që kishin të bënin me huliganizmin dhe racizmin. Nëse këto elementë do të merreshin në konsideratë, sot Serbia do të ishte përjashtuar. Në fushën e lojës janë futur të burgosur, njerëz të dënuar për huliganizëm. Unë mendoj se serbët ishin me fat që nuk morën dënim më të rëndë.

 

– Po dalim pak jashtë teme, si e sheh ecurinë e skuadrave tona në Ligën e Evropës?

– Unë pata besim se Partizani kishte goxha shanse për kualifikim, por edhe pse luajti mirë nuk arriti të kualifikohej. Dhe s’mund të shkosh më tej nëse nuk shënon. Sado që luan mirë, vendimtar është goli. Për Partizanin luajti rol, mendoj unë, edhe fakti se norvegjezët ishin në mes të kampionatit, pra aktivë. Sa i takon Laçit, mendoj se ishte krejtësisht i pafat dhe vuajti mungesën e epërsisë nga ndeshja e parë. Duhej të shënonte më shumë se një gol në takimin e parë. Për Kukësin nuk ka nevojë për koment, e meritoi dhe u kualifikua. Personalisht mendoj se ecuria e ekipeve tona ishte pozitive dhe më intereson fort e madje jam i lumtur që nuk dëgjova fjalë të këqija për përfshirje në trukime, se ekipet tona kanë namin e keq. Madje kjo më gëzoi më shumë, se s’pati akuza për trukime.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh