AlbanianSport.com 13.07.2015 10:15
ASNN – Sipas asaj që raporton faqja në Internet e televizionit lokal “Antena Nord”, Stadiumi i Shkodres “Loro Boriçi”, eshte nje “molle e ndaluar” per mediat. Para dates 21 qershor, ishte e mundur te filmoje edhe brenda rrethimit me llamarina, por pas kesaj date kjo eshte bere nje sipermarrje e pamundur. Pamjet mund te sigurohen vetem nga jashte rrethimit, ose duke u ngjitur ne lartesite jo te pakta qe rrethojne stadiumin.
Nuk dihet arsyeja se pse mediat pengohen te pasqyrojne ecurine e punimeve, ndersa si me gjysme shaka, edhe punonjesit e KF Vllaznia sh.a., thone se “as neve nuk na lene te futemi brenda rrethimit”. Ajo çfare konstatohet, eshte se po punohet. Nuk po punohet me ritmet e fillimit, ndersa nen ze flitet se firma qe ka marre persiper ndertimin, ka pakenaqesi sa i takon fondeve.
Ne kushtet e heshtjes ndaj medias, ky fakt as nuk mund te pohohet as nuk mund te mohohet. Me gjuhen teknike, ndertesa e tribunes qendrore dhe asaj jugore, kane dale mbi siperfaqe. Teorikisht, punimet duhet te ecin me shpejt. Ajo qe bie ne sy, eshte se me pjesen e vjeter ekzistuese, duket se nuk po merret askush. Tribuna karshi dhe ajo harkore, vijojne te jene ne gjendjen e kahershme.
Natyrisht, edhe ato kane nevoje per nderhyrje te gjere. Rikonstruksioni i stadiumit “Loro Borici”, ka edhe nje element tjeter qe lidhet me mungesen e transparences. Eshte detyrim ligjor vendosja e nje tabele, ku te tregohen afatet e nisjes dhe perfundimit te punimeve, si dhe cilet jane personat apo kompanitë pergjegjese. Deri me sot, kjo tabele mungon.
Lidhet apo jo me pamundesine e respektimit te afateve per te zhvilluar ndeshjen me Serbine ne Shkoder, as kete nuk mund ta pohojme por as edhe ta mohojme. Stadiumi qe ushtonte nga thirrjet e mijera tifozeve qe uleshin ne shkallet e tij, prej disa javesh eshte kthyer ne nje memec.