AlbanianSport.com 13.07.2015 07:55
ASNN – “Sport Enciklopedi” është libri më i ri për sportin, që është sjellë për lexuesit nga Prof. Dr. Lumturi Markola dhe Dr. Stavri Bello. Në të përfshihet gjithë historia e sportit shqiptar, që nga koha e ilirëve, pjesëmarrjet në Olimpiada dhe veprimtari të tjera ndërkombëtare, medaljet dhe titujt të fituara ndër vite.
“Sporti, fuqia që ndryshon botën”, është lajtmotivi i librit ë fundit të botuar për sportin. Bëhet fjalë për enciklopedinë për sportin, të botuar nga Prof. Dr. Lumturi Markola, punonjëse shkencore, lektore në Universitetin e sporteve dhe Mjeshtre e Merituar Sporti me bashkëautor Dr. Stavri Bellon.
“Sporti si vlerë kombëtare, – thotë Prof. Markola në këtë enciklopedi, – ku del në pah jo vetëm puna e sportistëve por edhe të gjithë strukturave sportive, ecuria e sportit tonë ndër vite, medaljet, titujt, etj.”
“Në kopertinë ndodhet fotoja e kombëtares sonë të futbollit dhe jo pa qëllim, thotë, Prof. Markola. Kjo sepse ajo uron që puna e filluar me këtë ekip, të kurorëzohet me kalimin e përfaqësueses në finalet e Evropianit “Francë 2016”.