Xherdan Shaqiri pranon ofertën e Shalke 04-s, braktis Interin

Share Button

Inter-xherdan-shaqiri-Mancini-nderrim

AlbanianSport.com 11.07.2015 16:35

ASNN – Xherdan Shaqiri do të vazhdojë karrierën e tij tek Shalke 04-ra. Sulmuesi ka pranuar ofertën për t’u rikthyer në Bundesligë, duke i hapur rrugën transferimit të Perisiçit te Interi. Ndërkohë, Milani shet El-Sharauin tek Monako. Pritet vetëm zyrtarizimi, por e sigurt është që Xherdan Shaqiri do të vazhdojë karrierën e tij te Shalke 04.

Pas shumë tratativash, më në fund sulmuesi me origjinë kosovare ka pranuar ofertën e klubit gjerman që do të paguajë 18 milionë euro për kartonin e tij. Rikthimi i Shaqirit në Bundesligë i ka hapur rrugën transferimit të Ivan Perisiçit tek Interi. I kërkuar me ngulm nga trajneri Roberto Mançini, futbollisti kroat do t’i kushtojë klubit zikaltër 20 milionë euro.

Ishte pikërisht kjo shifër që bindi Volfsburgun të hqë dorë nga shërbimet e një prej mesfushorëve më të fortë të krahut të majtë. Nuk qëndron pas në merkato as Milani. Klubi kuqezi afrohet më shumë me Zlatan Ibrahimoviçin. Madje, sipas mediave italiane marrëveshja mes palëve është arritur për një kontratë 3-vjeçare nga e cila sulmuesi suedez do të fitojë 6 milion euro në sezon bashkë me bonuset.

Kur pritet vetëm që Paris SG-së ta lërë të lirë Ibrahimoviçin, Milani i krijon hapësira në skuadër suedezit, duke shitur Stefan El-Sharauin. Sulmuesi do të transferohet te Monako në kampionatin francez. Zyrtarizimi është vetëm çështje orësh, pasi futbollisti është larguar nga grumbullimi i skuadrës në “Milanelo”. Mediat lokale kanë zbardhur edhe detajet e këtij operacioni në merkato.

Monako do paguajë 16 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare. Gjithsesi, goditja e fundit e madhe në merkato vjen nga Mançester Junajtid. Mediat gjermane e bëjnë të sigurt tranferimin e Bastin Shvajnstajgerit, që do të largohet nga Bajerni i Mynihut. Klubi anglez ka bindur kampionët gjermane, duke pranuar të paguajë 20 milionë euro për mesfushorin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh