AlbanianSport.com 10.07.2015 19:55
ASNN – Në një reagim të saj zyrtar mbi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, Federata Serbe e Futbollit e cilëson vendimin e CAS-it si “vendim politik”. Madje FSS-ja e cilëson vendimin për t’i dhënë fitore në tavolinë Shqipërisë si precedent të rrezikshëm dhe skandaloz për futbollit evropian dhe botëror. “Ajo që për të gjithë zyrtarët e UEFA-s dhe për të gjitha rajonin ishte një provokim i pastër vetëm për gjyqtarët e Lozanës nuk ishte i tillë”, thuhet në reagim. Sipas federatës serbe vendimi do të sjellë tension politik jo vetëm për FSS por edhe për shtetin e Serbisë. Federata serbe gjithashtu ngre dyshime edhe me vendimin për shtyrjen me disa herë të dhënies së verdiktit final. “Pse vendimi u shty disa herë dhe u dha vetëm pas ndeshjeve eliminatore të qershorit? A ka të bëjë e gjitha kjo qartësisht me zhvillimet politike dhe nuk lidhje me futbollit? Mbi të gjithë, para se vendimi të jepej, mediet daneze dhe ato shqiptare e dinin atë”, – përfundon reagimi i organizmit që qeveris futbollin serb.