Adriatik Balla 10.07.2015 18:50
Mesfushori kosovar, Valon Behrami është një hap larg transferimit te skuadra angleze e Uotfordit, pasi tashmë ka arritur marrëveshje.
Klubi nga Londra, i sapongjitur në Premier Ligë, po afron lojtarë të rëndësishëm dhe projekti i familjes Poko, që zotëron edhe Udinezen, duket se ka bindur mesfushorin kosovar.
Behrami ka udhëtuar ditën e enjte drejt Londrës dhe do të kryejë kontrollet mjekësore, para se të firmosë për klubin e tij të ri.
30-vjeçari u transferua verën e shkuar nga Napoli te Hamburgu për rreth 6 milionë euro,
por aventura e tij në Gjermani nuk shkoi mirë dhe tashmë Uotfordi do ta blejë për rreth 3 milionë euro