CAS-i përmbys UEFA-n, i jep 3 pikët Shqipërisë për 14 tetorin!

Share Button

Serbi-Shqiperi-0-0-sherri-03

AlbanianSport.com 10.07.2015 11:15

ASNN – Shqipëria ka marrë tri pikët nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), për ndeshjen ndaj Serbisë. Ky vendim ka hedhur poshtë ato të mëparshmet të marra nga komisionet e UEFA-s. Pas këtij vendimi Shqipëria ndodhet në vendin e dytë të grupit I të Eliminatoreve të “Euro 2016”-s dhe është shumë pranë realizimit të ëndrrës drejt kualifikimit në këto finale.

Gjykata e Arbitrazhit Sportit, i ka dhënë tri pikët Shqipërisë, për ndeshjen ndaj Serbisë të ndërpresë në tetorin e vitit të kaluar, në stadiumin e Beogradit. CAS-i i kthen kështu nderin në vend Shqipërisë, duke i dhënë me të drejtë hakun. Rreth 74 faqe të detajuara, kanë mbërritur mëngjesin e së premtes në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat kanë sqaruar se përse Shqipërisë i takonin tri pikët.

Të gjitha ato që ndodhën mbrëmjen e 14 tetorit 2014 në Stadiumin “Partizani” të Beogradit janë quajtur nga CAS-i në disfavor të Serbisë, si të paaftë për organizimin dhe mbarëvajtjen e një ndeshje ndërkombëtare. Ndërsa nuk e ka quajtur aspak fajtore Shqipërinë për faktin se ka refuzuar të luajë. Edhe gjyqtari anglez Atkinson është quajtur i paaftë për administrimin e ndeshjes.

Këto janë shënuar në pikën 239 të vendimit të CAS dhe që mjaftojnë për ta quajtur Shqipërinë të pafajshme për çka ndodhi në stadiumin Partizani të Beogradit dhe për t’i dhënë 3 pikët. Ndërsa mbetet në fuqi gjoba prej 100 mijë frangash që duhet të paguajë Federata Shqiptare e Futbollit, pasi që objekti fluturues me banderolë simbolike është quajtur si objekt me përmbajtje shqiptare edhe pse nuk dihet autorësia e ngritjes së tij.

Ka qenë pikërisht avokati mbrojtës I palës Shqiptare, Antonio Rigoci, ai që ka telefonuar i pari presidentin e Federatës Shqiptare, Armand Duka, duke i dhënë lajmin e mirë. Presidenti Duka e falenderuar avokatin për punën e mirë që ka bërë. Pas këtij vendimi, Shqipëria ndan vendin e dytë në renditjen e Grupit I të Eliminatoreve të “Euro 2016”-s dhe është shumë pranë realizimit të ëndrrës drejt kualifikimit për në këto finale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh