AlbanianSport.com 09.07.2015 20:05
Kukësi kualifikohet, Laçi i thotë lamtumirë Ligës së Evropës. Nënkampionia në fuqi është skuadra e vetme shqiptare deri më tani që kualifikohet për në turin e dytë të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit.
Nënkampionët e Shqipërisë barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit me Torpedon dhe, falë fitores 2-0 të arritur një javë më parë në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, mori biletën për në fazën tjetër të kësaj veprimtarie.
Po sonte në mbrëmje, Kukësi do të mësojë dhe emrin e kundërshtarit të radhës, i cili do të dalë nga sfida Mlladost Podgorica-Njeftçi Baku. Në barazim pa gola ka përfunduar edhe ndeshja mes Interit të Bakusë dhe Laçit, një rezultat ky që vulosi eleminimin e laçianëve nga Liga e Evropës.