AlbanianSport.com 09.07.2015 15:45
ASNN – Boksieri Luan Krasniqi do të rikthehet në ring dhe u ka kujtuar admiruesve datën dhe orën e ndeshjes. Ai në këtë duel do të ketë kundërshtar boksierin e njohur Deni Uilliams.
Krasniqi ka kërkuar nga tifozët që t’i sigurojnë biletat për këtë takim. Këtë kërkesë Krasniqi e ka bërë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, sepse ndeshja ka qëllime humanitare.
“Miq të mi, kundërshtari im, për meçin bamirës të 7 nëntorit, që organizohet në Ludeigsburg, tashmë dihet, – shkuan junikasi. – Ai është Deni Uilliams, boksieri i njohur, i cili është i respektuar dhe me rezultate mbresëlënëse.”
“Do të jetë ky një rast interesant, të cilin nuk duhet ta humbisni, prandaj, siguroni biletat për këtë eveniment dhe kontribuoni edhe ju për qëllime humanitare”, – ka përfunduar boksieri i mirënjohur, Luan Krasniqi.