Adriatik Balla 09.07.2015 12:30
Kosova po rivalizon bujshëm arenën ndërkombëtare, dhe, dje pasdite, përfaqësuesja e Nën-16-vjeçarëve vijoi me serinë e fitoreve në Grupin B të Divizionit C në Kampionatin Evropian.
Të rinjtë kosovarë, të udhëhequr nga trajneri amerikan, Kris Dajëll, korrën të mërkurën fitoren e tretë radhazi. Pas Gjibraltarit dhe Monakos, Kosova e mposhti edhe Uellsin, edhe atë bindshëm, në shifrat 74-35.
Kështu, përfaqësuesja e koshit kosovar për moshën deri në 16 vjeç u kualifikua për në gjysmëfinale të Divizionit si kryesuese e grupit të saj, me pikë të plota, me 3 fitore në po aq takime.