Basketbolli shqiptar, ai që lëngon prej mungesës së kushteve

Share Button

GjergjVyshka-sexy

Gjergj Vyshka 08.07.2015 18:25

Nga objektivi për të fituar Divizionin C, kombëtarja U-16 ka përfunduar te imazhi i keq. Vjen dhe humbja e tretë në grup, 64-58 me Andorrën, ndërsa jemi përsëri të fundit. Basketbolli shqiptar vazhdon të lëngojë nga mungesa e kushteve cilësore. Dhe kështu ka ndodhur me kombëtaren e Nën-16-vjeçarëve, e cila në Divizionin C, që është duke u zhvilluar në San Marino, e cila është nisur për të marrë trofeun, por tashmë ka përfunduar tek imazhi i keq që ka lënë në parket.

Edhe Kosova, e cila ka marrë pjesë për herë të parë në këtë veprimtari, ka qenë më e suksesshme, sepse ka kushtet, por dhe mbështetjen e duhur financiare për një basketboll cilësor. Kolazhi i fotove, i ofruar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit, pjesë shoqëruese e kombëtares së Nën-16-vjeçarëve të basketbollit për meshkuj, shfaq një pallat sporti në republikën modeste të San Marinos me kushte jashtëzakonisht të mira.

Ambjenti i jashtëm i vënë në shërbim të publikut me të gjitha resurset, por dhe salla ku është luajtur jo vetëm që ka ndriçimin e duhur, por mbi të gjitha ka aspirimin dhe i jep lojtarëve frymëmarrjen e duhur. Çfarë ndodh me tanët? Së pari, përtej përpjekjeve maksimale të Federatës Shqiptare të Basketbollit për t’i ofruar kushtet e duhura kombëtares, edhe gjatë stërvitjes ka pasur probleme infrastrukturore. Sepse është ndërprerë stërvitja e kuqezinjve në mënyrë që Pallati i Sportit të kthehej në qendër të numërimit të votave.

Jo vetëm kaq, por duke qenë se në përditshmërinë e tyre e bëjnë stërvitjen nën ndriçimin e dy llampave, atëherë tanët janë çiorentuar nga një ndriçim më i plotë që ka pasur Pallati i Sportit në San Marino. Ndërkohë që defektet më të mëdha vijnë nga kampionati i Nën-16-vjeçarëve, i cili së bashku me atë të Nën-18-vjeçarëve ka prodhuar shumë pak cilësi. E tashmë e vuan kombëtarja e paratërinjve, por dhe të rinjtë të cilët do të jenë në veprimtari.

Parë kushtet, kur tanët janë mësuar me kushte minimale stërvitore dhe që është në kurriz të cilësisë, duket se kjo verë Evropiane e Basketbollit nuk do të jetë pozitive. Siç nuk do të jetë pozitive pjesëmarrja e të rriturave në kualifikueset e Evropianit, apo dhe e të rriturve. Sepse stërviten dhe luajnë në të njëjtat kushtet mizerrabël siç janë dhe për moshat. Ndaj ky kolazh fotosh të Pallatit të Sportit në San Marino është një thirrje ndaj shtetit për të kthyer sytë nga impiantet e lojërave me dorë, të kthyera në qendra votimi, vallëzimi e argëtimi kulturor, apo dhe mitingjesh politike, por asnjëherë në funksion të sportit.

Janë Pallate Sporti që kanë 25 vjet që nuk marrin asnjë investim. Dhe pa plotësimin e këtyre kushteve, sërish basketbolli shqiptar ka për të mbetur inferior. Pas humbjes me San Marinon, 57-62, dhe Maltës, 48-58, edhe dje ndaj Andorrës kemi humbur 58-64. Pra tre humbje në tre ndeshje, ndërsa është e qartë se edhe për shkak të mungesës së kushteve infrastrukturore, Shqipëria e basketbollit të Nën-16-vjeçarëve lëngon dhe është kushtet e një skandali me emrin “humbje”. Ndërkohë Kosova e ka mbyllur me fitore, teksa ka mundur Uellsin, 74-58.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh