Adriatik Balla 08.07.2015 17:15
Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, Mërgim Mavraj, do të mungojë për një periudhë të gjatë disa mujore në fushat e blerta për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Dje mbrojtësi kuqezi është parë në mjediset stërvitore të klubit të tij, Këlnit, duke inkurajuar shokët e skuadrës.
Ka qenë vetë Mavraj që ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” një foto ku ai ndjek shokët e skuadrës duke u stërvitur, por pa hequr nga duart patericat.
Rikuperimi i Mavrajt kërkon ende kohë dhe në bazë të fotografive kuptohet qartë se ai do të mungojë për një periudhë relativisht të gjatë.
Kosovari nuk do të jetë i gatshëm në fillim të sezonit për Këlnin, por as për ndeshjet e Kombëtares që luhen në vjeshtë.