Adriatik Balla 08.07.2015 16:05
Përfundoi në Kompleksin Kombëtar të Kamzës kursi “UEFA A”. Ky kurs i organizuar nga Sektori i Edukimit në FSHF, në drejtimin e Astrit Maçit dhe Alban Tafajit, ka zgjatur 6 javë, nga data 25 maj, deri më 4 korrik 2015. U diplomuan 35 trajnerë gjithsej dhe kjo është mjaft pozitive për futbollin tonë në fushën e trajningut.
Pjesëmarrës ishin ish-lojtarë të njohur në futbollin shqiptar: Alban Bushi, Redi Jupi, Sajmir Malko, Niko Çoclli, Armir Grima,Justin Bespalla, ulian Ahmataj, Kristaq Ciko, Igli Allmuça, etj. Krahas lektorëve vendas morën pjesë edhe lektorë të huaj, të tillë si italianët Ferreto Ferreti dhe Renzo Ulivieri.