AlbanianSport.com 08.07.2015 14:55
ASNN – Një nga trajnerët më të mirë në botë, portugezi Zhoze Murinjo ka bërë një lëvizje të shpejtë dhe domethënëse, duke mos hezituar të nënshkruajë kontratën me Çellsin, për rinovimin e bashkëpunimit me klubin e njohur anglez.
Kështu, Murinjo mësohet ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kampionen angleze. Kontrata e tanishme e 52-vjeçarit skadonte në vitin 2017, por pas sukseseve të sivjetme Çelsi i ka ofruar kontratën e re.
Vazhdimin e kontratës do ta konfirmojë klubi para se të fillojë sezoni i ri në Premier Ligë, raporton “Evening Standard”. Murinjo, i cili ka drejtuar klubet si Porto, Inter dhe Realin e Madridit, do të përfitojë 8.5 milionë stërlina në vit.
Padyshim që portugezi synon të fitojë sërish Premier Ligën, por Liga e Kampioneve është ambicia e tij më e madhe.