AlbanianSport.com 07.07.2015 17:55
ASNN – Merkato në tregun veror të futbollistëve zien dhe lojtarë të njohur e të spikatur po zgjedhin destinacionet e reja, të joshur nga ofertat financiare marramendëse dhe nga dëshira për të dhënë diçka më shumë dhe si një imazh më i mirë në fundin e karrierës së tyre.
Kjo vlen për lojtarët veteranë që kanë pasur një karrierë të suksesshme në Evropë. Kështu, ajo që pritej me Andrea Pirlon ka ndodhur tashmë. Ai është lojtar i ri i skuadrës amerikane, Nju Jork Siti.
Lajmi konfirmohet nga vetë Juventusi, që nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, ka falënderuar mesfushorin, për katër sezone fantastike te “Zonja e Vjetër”.
Pirlo, që ishte larguar si i padëshiruar nga Milan, kaloi katër sezone të mëdha te Juventusi, duke qenë protagonist në sukseset e “bardhezinjve”.