Adriatik Balla 07.07.2015 16:50
Mbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri ka shanse reale që në sezonin e ri të luajë në kampionatin maqedonas me Shkëndinë e Tetovës. Për këtë lëvizje po ndikon fuqishëm trajneri Shpëtim Duro.
Lajmin e jep faqja sportive maqedonase në Internet, “infosport.mk”, duke thënë se kjo është dëshira e 30-vjeçarit. “Po, është e vërtetë se kam biseduar me drejtuesit e Shkëndijës, por ende nuk ka asgjë konkrete”, – ka deklaruar ai për faqen në fjalë.
“Mirëpo, nëse gjejmë një gjuhë të përbashkët, atëherë do vija me gjithë dëshirë te Shkëndija, – ka vijuar Curri. – Kam edhe disa oferta nga Shqipëria, ndërsa gjithashtu nuk mungojnë edhe nga Evropa.”
“Megjithatë dëshira ime është që të luajë në Tetovë, të vesh fanellën e Shkëndijës”, – ka përfunduar mbrojtësi kosovar i Kombëtares kuqezi, Debatik Curri.