AlbanianSport.com 05.07.2015 09:05
ASNN – Numri i futbollistëve të huaj në fushën e lojës për sezonin e ri të Kategorisë Superiore nuk do të ndryshojë.
FSHF nuk është lëkundur në vendimin e marrë verën e kaluar për të reduktuar në 4 numrin e të huajve në fushë, pavarësisht presionit apo kërkesës së disa klubeve për ta çuar në 6 numrin e tyre.
Kështu, edhe sezonin e ardhshëm do të ketë 4 lojtarë të huaj njëkohësisht në fushën e lojës, pavarësisht se mund të aktivizohen më shumë gjatë një ndeshjeje.
Kanë qenë disa prej klubeve kryesore në vend ato që kishin shprehur dëshirën për rritjen e numrit të të huajve në fushë, me Tiranën dhe Flamurtarin të cilët prisnin një përgjigje pozitive, por FSHF refuzoi.