AlbanianSport.com 04.07.2015 10:25
ASNN – Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve do të jetë ditët e ardhshme në San Marino për të marrë pjesë në Eliminatoret e Divizionit C të basketbollit evropian. Në grupin A, kuqezinjtë e vegjël të koshit do të kenë përballë përfaqësuesen vendase, Andorrën dhe Maltën dhe trajneri malazez, Petar Mijoviç, është optimist për një paraqitje dinjitoze të Shqipërisë.
Mijoviç vlerëson edhe nismën e Federatës Shqiptare të Basketbollit për ta ndërtuar të ardhmen e Kombëtares së të rriturve nëpër ekipeve zinxhir. Shqipëria do të marrë pjesë sivjet në Eliminatoret e Kampionatit Evropian Nën-16-vjeç për djem dhe, nga data 6, deri më 11 korrik 2015, kjo Kombëtare do të jetë në San Marino në Eliminatoret e Divizionit C.
Në grupin A, kuqezinjtë e vegjël të koshit do të kenë përballë përfaqësuesen vendase, Andorrën dhe Maltën dhe trajneri malazez, Petar Mijoviç, është optimist për një paraqitje dinjitoze të Shqipërisë. “Nuk kam qenë kaq optimist kur e mora këtë detyrë, por pas një përzgjedhjeje cilësore dhe 45 ditëve punë intensive me këta djem, mund të them se besimi im është rritur dhe jemi gati për këtë sfidë”, ka thënë Mijoviç.
“Nuk i njohim edhe aq kundërshtarët dhe nuk kemi patur aq shumë miqësore sa do të dëshironim, por besoj që, me shumë përqendrim dhe përkushtim, mund t’ia dalim”, – ka vijuar ai, duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com. Mijoviç vlerëson nismën e Federatës Shqiptare të Basketbollit për ta ndërtuar të ardhmen e Kombëtares së të rriturve nëpër ekipeve zinxhir.
“Përgjatë periudhës sime këtu, i kam parë të gjitha ekipet përfaqësuese të basketbollit të moshave të Shqipërisë dhe mund t’ju them se ka plot elementë cilësorë që në një ditë jo shumë të largët, do të luajnë denjësisht në Kombëtaren e të rriturve, – ka thënë malazezi i stolit kuqezi të 16-vjeçarëve të koshit shqiptar.
“Por ideja e Federatës Shqiptare për ta ndërtuar mbi baza të shëndosha të ardhmen e Kombëtares është një ide për t’u lavdëruar”, – ka përfunduar trajneri malazez, Petar Mijoviç, i Kombëtares së Nën-16-vjeçarëve. Shqipëria e nis më 6 korrik me San Marinon, për të vijuar një ditë më pas me Maltën dhe për ta mbyllur me më 8 korrik 2015, me Andorrën.