Adriatik Balla 04.07.2015 09:15
Pak ditë më parë Migjen Basha i tha zyrtarisht lamtumirë Torinos në Serinë A, skuadër ku është aktivizuar që nga viti 2011. 28-vjeçari la të kuptohet që dëshira e tij është të qëndrojë në Itali, por nëse vjen një ofertë e mirë nga vende të tjera si Turqia apo Gjermania, do ta merrte me konsideratë.
Në elitën e futbollit italian për shërbimet e mesfushorit kuqezi ka një lloj interesi nga Frosinone, skuadër ku Basha ka spikatur në sezonin 2009-2010, duke shënuar madje 3 gola në 38 ndeshje.
Skuadra e sapongjitur në Serinë A kërkon lojtarë me eksperiencë për të përballuar konkurrencën e fortë, ndaj ka hedhur sytë te shqiptari që nuk do ta kishte të vështirë përshtatjen tek kjo skuadër.