AlbanianSport.com 03.07.2015 13:20
Kombëtarja e futbollit të sallës do të përballet me Francën, Lituaninë dhe Maltën në fazën paraeliminatore të Botërorit 2016. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të marrë pjesë për herë të tretë në këtë turne. Me Francën dhe Maltën jemi përballur më parë.
Skuadra franceze ka fituar me Shqipërinë me rezultatin 5-2 në paraeliminatoret e Evropianit në janar të këtij viti, ndërsa atë malteze e kemi mundur në dy raste 5-2 dhe 2-1, përkatësisht në paraeliminatoret e Kampionatit Evropian dhe atij Botëror. Turneu paraeliminator do të mbahet në tetor të 2015 në Lituani.
Në fazën eliminatore kualifikohet fituesi i grupit dhe, për të, gara vijon më pas në muajin dhjetor me ku do të përballet në grup me Republikën Çeke, Slloveninë dhe Kazakistanin.