AlbanianSport.com 03.07.2015 09:00
ASNN – Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Migjen Basha, pasi përshëndeti ekipin ku luajti
për disa sezone, Torino, ka sqaruar dëshirën e tij për të vijuar karrierën e tij jashtë Italisë. Mesfushori kuqezi foli për të përditshmen italiane “Tuttosport”.
“Ndjehem mirë në Itali, por nëse do të ketë oferta në kampionate të tjerë do të ishte një shtysë, ndoshta nga Turqia apo Gjermania, – ka deklaruar ai për gazetën në fjalë. – Jam i hapur për çdo përvojë të re. Këtu në Torino kam kaluar sezone pozitive.”
“Ky ekip do të jetë gjithmonë në zemrën time”, – përfundoi Basha, për të cilin interesohen disa skuadra nga kampionate të ndryshëm evropianë si Lila në Ligën 1 në Francë, por edhe nga disa skuadra italiane, emrat e të cilave nuk jepen.