“3 moskëtierët” e Ligës së Evropës, sonte në fushë për ndeshjet e para

Share Button

Liga-e-Evropes-trofeu-topi

AlbanianSport.com 02.07.2015 12:05

ASNN – Kukësi, Laçi dhe Partizani janë 3 skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në turet eliminatore të veprimtarisë së dytë kontinentale të klubeve, Ligës së Evropës. Verilindorët presin në kryeqytet bjellorusët e Torpedos së Zhodinos, Laçi pret në shtëpi azerët e Inter Bakusë, ndërsa Partizanin, që rikthehet pas 7 vjetësh në Kupat e Evropës, gjen përballë norvegjezët e Stromsgodsetit.
Tri ekipet shqiptare që do të marrin pjesë në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, Ligën e Evropës, luajnë sonte ndeshjet e para të turit të parë eliminator. Nënkampionia e Shqipërisë, Kukësi, e cila do të ndeshet në turin e parë me bjellorusët e Torpedos së Zhodinos, e luan sonte, duke nisur nga ora 18:00, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, takimin e parë, ndërsa ai i kthimit luhet më 9 korrik.
Skuadra verilindore, që ka bërë ndryshime të mëdha, ka zhvilluar një fazë përgatitore serioze në Austri dhe duke më e favorizuara, të paktën në letër, nga shorti i 3 ekipeve shqiptare. Ndërkaq, skuadra e dytë që do të luajë në turin e parë të Ligës së Evropës, Laçi, e ka zhvilluar në Maqedoninë fqinje, në Ohër, fazën përgatitore për duelin e saj me azerët e Inter Bakusë, të cilët i pret në fushën e vet sonte, duke nisur nga ora 17:30, për takimin e parë, ndërsa pas një jave viziton Azerbajxhanin për ndeshjen e kthimit.
Edhe kurbinasit, fitues të sapokurorëzuar të Kupës së Shqipërisë, kanë marrë përforcime dhe synojnë kalimin e turit. Ndërkaq, duket një mision i vështirë kalimi i turit për Partizanin, që, në rikthimin pas 7 vjetësh në Kupat e Evropës, gjen përballë norvegjezët e Stromsgodsetit.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Starova, ka bërë disa përforcime cilësore, siç janë sulmuesi Sebino Plaku dhe mbrojtësi kuqezi, Ditmar Bicaj, dhe prej dy ditësh ndodhet në Norvegji, ku sonte do të zbresë në fushën e blertë për t’u ndeshur me vendasit duke nisur nga ora 19:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh