Izmir Smalaj: E mendoj çdo ditë largimin nga Shqipëria, por s’më lë babai (III)

Share Button

Atletike-2014-Izmir-Smajlaj-trofeu

Adriatik Balla 30.06.2015 15:50

Atletika shqiptare ka probleme të shumta me infrastrukturën, pasi të rinjve dhe të rejave në Shqipëri u mungojnë kushtet për të ushtruar disiplinat e atletikës. Megjithatë, në këtë mjerim infrastrukturor, ka elementë që ngjallin shpresë dhe këta elementë po surprizojnë me performancat e tyre, siç ndodhi së fundmi me Luiza Gegën dhe Izmir Smalajn në Lojërat e para Evropiane që u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit.
Të dy atletët, si Gega e vrapimeve, ashtu dhe Smajlaj i kërcimit së gjati, shënuan rezultate të mira duke merituar vende nderi. Por atletika ka nevojë për më shumë, ajo ka nevojë të evidentohet në Olimpiadë dhe një medalje olimpike do të zgjidhte shumë probleme, pasi do të ndikonte tek qeveria të ndërtonte më shumë pista dhe të financonte më shumë Federatën Shqiptare të Atletikës për të gjetur rrugët e zgjidhjes për të pasur një atletikë të zhvilluar dhe një angazhim më të madh të të rinjve.
Një nga sportistët që mund të cilësohet e ardhme e atletikës tonë është Izmir Smajlaj, padyshim atleti me më shumë premisa për të marrë një medalje në Olimpiadë, nisur nga rezultatet e tij të deritanishme. Ambiciet e Smajlajt janë për të hyrë në historinë e Atletikës Shqiptare, pasi të dhënat fizike, teknike dhe natyrisht progresi i tij në stërvitje, flasin për një rezultat që i kalon 8 metrat, që do të thotë se e kap normën olimpike dhe ka premisa për medalje në Olimpiadën e Rios.
Mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e tij në aktivitetet e ardhshme të këtij viti, por vetë Smajlaj është optimist. Problemi lidhet me kushtet stërvitore dhe mungesën e një tekniku ndërkombëtar për ta ndihmuar në përmirësimin e teknikës, pra Smajlaj ka nevojë për një grumbullim jashtë vendit për një periudhë afro njëvjeçare, që të mundësojë kalimin e 8.20 m.
Sportisti ka një moshë të re, vetëm 22 vjeç, dhe ky është avantazhi i tij i madh dhe shpresa e Shqipërisë për të pasur medalje olimpike në atletikë. Ja intervista e tij për të përditshmen shqiptare “SOT”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu në 3 pjesë dhe sot është pjesa e tretë, ndërsa dy pjesët e para jua sollëm përgjatë dy ditëve të shkuara.

 

… vijon nga dje

 

– Ju jeni sportist i një klubi dhe duhet të paguheni nga bashkia. Nuk jeni sportist dosido, prandaj duhet të kërkoni më shumë, apo jo?
– Unë marr një pagë modeste nga bashkia, por kjo nuk mjafton për asgjë. Një sport elitar dhe që të kesh rezultate të larta kërkojnë shumë më tepër. Pavarësisht kushteve dhe dashamirësve që janë në federatë, KOKSH etj, të jesh në objektivat e medaljeve kërkon të tjera kushte financimi.

– A ke menduar ndonjëherë ta lësh Shqipërinë dhe të garosh për një vend tjetër? Unë mendoj se ju duhet të keni pasur oferta, pasi rezultati juaj 8.20 në stërvitje duhet të tërheqë vëmendjen….
– Të jem i sinqertë me ju nuk është se nuk e kam menduar edhe këtë alternativë. Madje e mendoj çdo ditë. Jo se dua të iki nga vendi im apo të garoj për një vend tjetër, por se çdo vend tjetër do të më ofronte kushte më të mira. Por edhe pse e kam menduar këtë, nuk e kam bërë, pasi nuk më lë babai im, të cilit i detyrohem shumë. Si mund të jetoj unë në Shqipëri si sportist elitar me 300 mijë lekë të vjetra në muaj?! Në Kubë më thanë hajde, por ka dhe vende të tjera që janë interesuar. Megjithatë, babai im dëshiron që të garoj për Shqipërinë dhe unë do ta respektoj atë.

– A do të tërhiqesh nga atletika nëse nuk ia del të kualifikohesh në Olimpiadën e Rios?
– Unë nuk do të tërhiqem në asnjë mënyrë, sepse kam premisa të mira për të qenë dikush në këtë disiplinë sportive. Unë jam fare i ri në moshë, 22 vjeç, dhe kulmi im ende nuk ka ardhur. Kulmi në këtë disiplinë vjen 25 vjeç dhe sa kohë kam premisat për rezultat të lartë do të këmbëngul.

– Kush mendoni se janë avantazhet tuaja?
– Rezultatet e deritanishme, puna dhe këmbëngulja. Nga disavantazhet mund të përmend teknikën, e cila ka nevojë të përmirësohet. Meqë mu dha rasti dua të falënderoj familjen time që më ka mbështetur pa masë, trajnerin Vildan Tufi, si dhe FSHA-në dhe KOKSH-in për mbështetjen.

– Kam një pyetje të fundit: Pse nuk keni kërkuar bursë olimpike nga KOKSH? Në fund të fundit ju e meritoni…
– Të them të drejtën nuk jam interesuar. Ndoshta ata vetë mund ta shihnin të arsyeshme për të më mbështetur, pasi kjo më vjen në ndihmë për të përmirësuar rezultatet e mia nëpërmjet grumbullimeve jashtë vendit. Por, pavarësisht se kjo mund të ishte një ndihmë e madhe për mua, mbetet një çështje e tyre.

 

Të dhënat personale:

 

Emri: Izmir
Mbiemri: Smajlaj
Datëlindja: 29.03.1993
Vendlindja: Shkodër
Shtatlartësia: 194 cm
Pesha trupore: 87 kg

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh