Izmir Smalaj: Në Olimpiadën e Rios do të shkoj me normë, jo me ftesë (II)

Share Button

Izmir-Smajlaj

Adriatik Balla 29.06.2015 22:00

Atletika shqiptare ka probleme të shumta me infrastrukturën, pasi të rinjve dhe të rejave në Shqipëri u mungojnë kushtet për të ushtruar disiplinat e atletikës. Megjithatë, në këtë mjerim infrastrukturor, ka elementë që ngjallin shpresë dhe këta elementë po surprizojnë me performancat e tyre, siç ndodhi së fundmi me Luiza Gegën dhe Izmir Smalajn në Lojërat e para Evropiane që u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit.
Të dy atletët, si Gega e vrapimeve, ashtu dhe Smajlaj i kërcimit së gjati, shënuan rezultate të mira duke merituar vende nderi. Por atletika ka nevojë për më shumë, ajo ka nevojë të evidentohet në Olimpiadë dhe një medalje olimpike do të zgjidhte shumë probleme, pasi do të ndikonte tek qeveria të ndërtonte më shumë pista dhe të financonte më shumë Federatën Shqiptare të Atletikës për të gjetur rrugët e zgjidhjes për të pasur një atletikë të zhvilluar dhe një angazhim më të madh të të rinjve.
Një nga sportistët që mund të cilësohet e ardhme e atletikës tonë është Izmir Smajlaj, padyshim atleti me më shumë premisa për të marrë një medalje në Olimpiadë, nisur nga rezultatet e tij të deritanishme. Ambiciet e Smajlajt janë për të hyrë në historinë e Atletikës Shqiptare, pasi të dhënat fizike, teknike dhe natyrisht progresi i tij në stërvitje, flasin për një rezultat që i kalon 8 metrat, që do të thotë se e kap normën olimpike dhe ka premisa për medalje në Olimpiadën e Rios.
Mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e tij në aktivitetet e ardhshme të këtij viti, por vetë Smajlaj është optimist. Problemi lidhet me kushtet stërvitore dhe mungesën e një tekniku ndërkombëtar për ta ndihmuar në përmirësimin e teknikës, pra Smajlaj ka nevojë për një grumbullim jashtë vendit për një periudhë afro njëvjeçare, që të mundësojë kalimin e 8.20 m.
Sportisti ka një moshë të re, vetëm 22 vjeç, dhe ky është avantazhi i tij i madh dhe shpresa e Shqipërisë për të pasur medalje olimpike në atletikë. Ja intervista e tij për të përditshmen shqiptare “SOT”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu në 3 pjesë dhe dje ishte pjesa e parë, sot është pjesa e dytë, ndërsa nesër pjesa e 3-të dhe e fundit.

 

… vijon nga dje

 

– Problemi më i madh i sportistëve tanë mbetet ana teknike e realizimit të garës. Nga biseda me specialistët dhe zyrtarët e federatës vihet theksi tek ky element, që do të thotë se me një teknikë më të mirë ju mund të arrini më shumë. Çfarë nevojitet konkretisht?
– Rezultatet e mia kanë qenë të mira dhe në ngjitje të vazhdueshme, por teknika mbetet një mangësi. E them këtë sepse mundësitë për rezultat më të lartë janë të mëdha dhe me një teknikë më të mirë objektivi është plotësisht i realizueshëm. Por unë kam fatin që kam një trajner të mirë, si Vildan Tufi, i cili ka punuar shumë me mua, e në të njëjtën kohë bëj herë pas here grumbullime jashtë vendit që më kanë dhënë ndihmesë në përmirësimin e cilësisë së kërcimit. Teknika është pra e rëndësishme dhe me një grumbullim disamujor jashtë vendit arrihen rezultate të mëdha. Mendoj se me punë dhe përkushtim do ta kapërcej dhe këtë sfidë.

– Sa ju kanë ndihmuar deri tani grumbullimet që keni bërë jashtë vendit?
– Grumbullimet më kanë ndihmuar shumë, por fatkeqësisht kanë qenë të shkurtra. Unë kam nevojë për grumbullim të gjatë, ndoshta njëvjeçar, në mënyrë që të përmirësoj rezultatet dhe të thith teknikën e duhur. Të tërën e bëjnë detajet dhe këto elementë mund të merren vetëm në grumbullimet jashtë, pasi atje janë kushtet. Unë isha në Madrid dhe konstatova se atje ka kushte dhe rezultatet e mia në Madrid kanë qenë vërtet të mira. Pra jam rritur dhe mendoj se një grumbullim njëvjeçar atje do të më ndihmojë të shkoj në kufijtë e 8.5 metrave.

– Këto janë në varësi të mundësive të federatës, KOKSH-it apo dhe sponsorëve. A keni gjetur mbështetje?
– Natyrisht, grumbullimi kërkon shpenzim financiar dhe me këtë punë merret federata dhe nëpërmjet saj është mundësuar herë pas here ndonjë tur 2-3 muaj përgatitje jashtë vendit. Megjithatë, siç u shpreha më sipër, kërkohet një periudhë më e gjatë në kohë.

– Në Olimpiadë mund të marrësh pjesë edhe me ftesë. Dihet që një djalë dhe një vajzë mund të shkojnë me ftesë…
– Unë jam 100% i sigurt se do të shkoj në Olimpiadë me normë dhe jo me ftesë. Nuk dua të shkoj me ftesë, edhe pse është një mundësi. Kam rezultat të tillë që mund të pretendoj normën dhe do t’ia dal.

– Ku stërviteni aktualisht?

– Për momentin ndodhem në Shkodër, por stërvitjen e kryej në Tiranë, sepse pista e stadiumit të Shkodrës është prishur për shkak të rikonstruksionit të impiantit. Stërvitjen e realizoj në pistën e “Qemal Stafës”. Është e vetmja mundësi që kam. Fundja, në Tiranë është më mirë se në Shkodër, ku nuk ka kushte fare.

– Çfarë mendimi keni për infrastrukturën sportive në Shqipëri?
– Gjendja e infrastrukturës sportive në vendin tonë është e rëndë. Nuk ka kushte për të pasur rezultate dhe ajo që është më e keqja sportisti nuk ka garanci për vazhdimësinë, pasi nuk i paguhen siguracione e gjëra si këto. Mos harrojmë se në këtë sport është probabiliteti shumë i lartë të dëmtohesh dhe këtu nuk sigurohesh. Ky, mendoj unë, është problemi kryesor, më shumë se sa terrenet dhe kushtet teknike e infrastrukturore.

 

Vijon nesër..

 

Të dhënat personale:

 

Emri: Izmir
Mbiemri: Smajlaj
Datëlindja: 29.03.1993
Vendlindja: Shkodër
Shtatlartësia: 194 cm
Pesha trupore: 87 kg

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh