Izmir Smalaj: “Baku 2015”, provë e mirë, por në stërvitje shkoj tek 8.20 m (I)

Share Button

Baku-2015-Luiza-Gega-Izmir-Smajlaj-vetme

Adriatik Balla 28.06.2015 11:05

Atletika shqiptare ka probleme të shumta me infrastrukturën, pasi të rinjve dhe të rejave në Shqipëri u mungojnë kushtet për të ushtruar disiplinat e atletikës. Megjithatë, në këtë mjerim infrastrukturor, ka elementë që ngjallin shpresë dhe këta elementë po surprizojnë me performancat e tyre, siç ndodhi së fundmi me Luiza Gegën dhe Izmir Smalajn në Lojërat e para Evropiane që u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit.
Të dy atletët, si Gega e vrapimeve, ashtu dhe Smajlaj i kërcimit së gjati, shënuan rezultate të mira duke merituar vende nderi. Por atletika ka nevojë për më shumë, ajo ka nevojë të evidentohet në Olimpiadë dhe një medalje olimpike do të zgjidhte shumë probleme, pasi do të ndikonte tek qeveria të ndërtonte më shumë pista dhe të financonte më shumë Federatën Shqiptare të Atletikës për të gjetur rrugët e zgjidhjes për të pasur një atletikë të zhvilluar dhe një angazhim më të madh të të rinjve.
Një nga sportistët që mund të cilësohet e ardhme e atletikës tonë është Izmir Smajlaj, padyshim atleti me më shumë premisa për të marrë një medalje në Olimpiadë, nisur nga rezultatet e tij të deritanishme. Ambiciet e Smajlajt janë për të hyrë në historinë e Atletikës Shqiptare, pasi të dhënat fizike, teknike dhe natyrisht progresi i tij në stërvitje, flasin për një rezultat që i kalon 8 metrat, që do të thotë se e kap normën olimpike dhe ka premisa për medalje në Olimpiadën e Rios.
Mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e tij në aktivitetet e ardhshme të këtij viti, por vetë Smajlaj është optimist. Problemi lidhet me kushtet stërvitore dhe mungesën e një tekniku ndërkombëtar për ta ndihmuar në përmirësimin e teknikës, pra Smajlaj ka nevojë për një grumbullim jashtë vendit për një periudhë afro njëvjeçare, që të mundësojë kalimin e 8.20 m.
Sportisti ka një moshë të re, vetëm 22 vjeç, dhe ky është avantazhi i tij i madh dhe shpresa e Shqipërisë për të pasur medalje olimpike në atletikë. Ja intervista e tij për të përditshmen shqiptare “SOT”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa dy pjesët e tjera do të vijnë në dy ditët në vijim.

 

– Rezultati juaj në Lojërat Evropiane ishte i mirë dhe këtë e tregon pozicionimi në vend të dytë. Nuk është pak të kalosh 7.5 metrat, megjithëse për ju është folur shumë, të paktën në federatën e atletikës, që pretendojnë më e pakta 8 metrat. A jeni i kënaqur nga rezultati? A ka vend për përmirësim?
– Rezultati është i mirë, por fatkeqësisht nuk është rezultati im më i mirë. Nga kjo garë unë prisja më shumë, pavarësisht se dola i dyti dhe pozicioni e justifikon garën dhe performancën. Por siç thashë prisja më shumë dhe kjo është normale, pasi unë i di kapacitetet e mia dhe limitet e mia. Parë në këtë kuadër, mund të them se prisja më shumë nga vetja.

– Rezultati juaj mbi 7.5 m ishte i pranueshëm po të mendohet se një rezultat të tillë të përafërt ne e kemi rekord kombëtar. Dua të them që rezultati siguroi vendin e dytë në garë dhe kjo është domethënëse për një aktivitet të tillë të nivelit të lartë…
– Po, sigurisht, rezultati është i mirë, por pretendimet e mia dhe ambicia ime në garë është për 8 metrat. Por e përsëris: Synimet e mia shkojnë përtej këtij rezultati dhe nëse nuk e realizova në këtë aktivitet, do të më jepet mundësia në gusht që të tregoj vlerat e mia në Kampionatin Ballkanik dhe në Kampionatin Botëror. Kam besim tek vetja dhe duke e njohur forcën time mendoj se do t’ia dal.

– Kur zhvillohet Ballkaniada dhe çfarë synimi ke realisht?
– Një veprimtari i tillë mund të duket jo në lartësinë e duhur, por nuk është pak të jesh “kampion Ballkani” që synoj unë në këtë kampionat. Në fund të fundit unë do të shoh veten sa mund të arrij, përpos se dua një rezultat që të mbetet. Aktiviteti është më 4 gusht dhe unë kam besim se do të jem kampion Ballkani.

– Po Botërori?
– Në Botëror synoj të kap normën olimpike që të siguroj pjesëmarrjen në Olimpiadën e Rios të vitit të ardhshëm. Kjo është një garë shumë e fortë dhe mua më duhet të kaloj pragun 8.10 m. Kjo është norma të cilën shpresoj ta realizoj. Aktiviteti zhvillohet më 21 gusht në Pekin dhe kjo është një garë ku unë duhet të jap maksimumin.

– Atletika jonë, konkretisht në kërcimin së gjati, është ndalur me Rulin dhe Bregun në kufirin e 7.7 metrave. Shifra që ju pretendoni duket shumë lart dhe, më besoni, për kushtet e atletikës tonë, ka vështirësi në realizim. Çfarë ju bën të mendoni se do ta arrini?
– Unë e kam realizuar në stërvitje provën e 8.20 metrave dhe kjo më bën optimist për vazhdimësinë. Kam disa avantazhe, që lidhen jo vetëm me moshën e re (pasi ky sport e kam maksimumin në 25 vjeç dhe unë jam vetëm 22) por edhe me premisat e përmirësimit teknik në garë. Ambicia ime nuk është thjesht kapja e normës olimpike, për të cilën kam siguri të madhe dhe e ndjej e madje e besoj se do t’ia dal, por të hyj në historinë e Atletikës Shqiptare. Kjo është ajo që synoj dhe mendoj se do ta realizoj shumë shpejt. Kulmi i rezultateve të mia nuk ka ardhur, prandaj jam i pakënaqur dhe nga rezultati që shënova në Lojërat Evropiane.

 

Vijon nesër…

 

Të dhënat personale:

Emri: Izmir
Mbiemri: Smajlaj
Datëlindja: 29.03.1993
Vendlindja: Shkodër
Shtatlartësia: 194 cm
Pesha trupore: 87 kg

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh