“Baku 2015”, një tjetër shans i humbur për olimpizmin shqiptar

Share Button

Baku-2015-logo-blu

AlbanianSport.com 27.06.2015 11:45

ASNN – Lojërat e para Olimpike Evropiane, që u mbyllën të dielën në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Bakù, kanë rezultuar shumë larg pritshmërive për delegacionin shqiptar prej 28 sportistësh që konkurroi në këtë veprimtari kontinentale. Duke lënë mënjanë paraqitjet e atletëve Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, apo mundësit Islamaj, KOKSH-i nuk siguroi as objektivin më minimal që i kishte vënë vetes, që atletët të arrinin normat olimpike që duheshin për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Delegacioni shqiptar e ka mbyllur pjesëmarrjen e tij në Lojërat e Para Evropiane pa arritur zonën e medaljeve në këtë veprimtari ndërkombëtare. Notarët Franci Aleksi dhe Diana Basho kanë mbyllur të gjitha garat e tyre në vendin e fundit mes atletëve pjesëmarrës. Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj, pavarësisht pritshmërisë së madhe, as nuk iu afruan grupit të kryesuesve në garat e çiklizmit, duke qenë shumë larg zonës së medaljeve.

Me përjashtim të mundësit Islam Islamaj, i cili arriti të duelonte për medalje, por nuk e fitoi një të tillë, të gjithë protagonistët e sporteve luftarake si mundja, boksi, karate, xhudo apo taekwondo, e mbyllën paraqitjen e tyre vetëm me humbje. Një nga elementët e paktë që kishte eksperiencë ndërkombëtare, qitësi Arben Kuçana, që ka marrë pjesë në Londër 2012, ishte shumë larg standardeve të kërkuara, duke mbyllur dy garat e tij në vendet 26 dhe 29.

Edhe sukseset e Luiza Gegës dhe Izmir Smajlajt në atletikë, ishin shumë larg standardeve ndërkombëtare, pasi garat e tyre cilësoheshin nga Federata Europiane e Atletikës si të Kategorisë së Tretë. Por edhe në kategorinë më të ulët të atletikës kontinentale, Shqipëria u rendit e parafundit, duke lënë pas vetëm Konfederatën e Vendeve të Vogla, ndërsa lihej prapa edhe nga shtete si Andorra, Malta dhe Luksemburgu.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e rezultateve, KOKSH-i nuk siguroi as objektivin më minimal që i kishte vënë vetes, që atletët të arrinin normat olimpike që duheshin për kualifikimin në Lojërat Olimpike Rio 2016. Lojërat Evropiane ishin mundësia më e mirë që sportistët shqiptarë të siguronin kualifikimin, duke pasur parasysh se në shumë sporte, mungonin “yjet” që kishin injoruar këtë aktivitet.

Por Shqipëria është kthyer nga Azerbajxhani me vetëm një atlete të kualifikuar në aktivitetin më të rëndësishëm olimpik, Luiza Gegën, e cila ftesën e saj e kishte siguruar që para se delegacioni të merrte rrugën drejt Azerbajxhanit për “shëtitjen” në Baku 2015. Kësisoj, emri i Shqipërisë në Baku 2015 do të kujtohet gjithmonë vetëm për skandalin e dopingut të boksierit Rexhildo Zeneli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh