AlbanianSport.com 25.06.2015 20:35
ASNN – Lojtarët shqiptarë po rriten përditë dhe këtë e tregon paraqitja dhe rezultatet e tyre në klubet ku luajnë, por së fundmi në skenë shfaqen dhe trajnerët e rinj shqiptarë që kërkojnë sukses në fushën e trajningut.
Kështu, ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, pritet të nisë karrierën si zëvendës-trajner në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ai mund të jetë zëvendës-trajneri i ri i Saleritanës që ndodhet në Serinë B.
“Sipas “Radio New Generation” ish-lojtari i Sienës i është sugjeruar Lotitos nga drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, i cili është shqiptar”, shkruan “Tutto Salernitana”. Ky i fundit nuk ka probleme për transferimin në Itali, sepse bashkëshortja e tij është nga ky vend.