Adriatik Balla 23.06.2015 13:45
Një shqiptar, “kampion” i Italisë për Nën-17-vjeçarët. Celis Taflaj është pjesë e “Dife Pistoia Basket 2000”, që ka mundur në finale “Unipol Banca Virtus Bologna” me rezultatin e ngushtë 69-68.
Një sfidë e luftuar deri në fund ku të dy ekipet kanë kryesuar. Celis Taflaj aktivizohet si mbrojtës dhe mban numrin 4 te Pistoia. 17-vjeçari shkodran është 198 centimetra i gjatë.
Ky nuk është rasti i parë që një sportist shqiptar arrin në këto nivele, pasi edhe në sportet individuale shqiptarët kanë shënuar rezultate shumë të mira në kuadër të ekipeve të moshave dhe përfaqësueses italiane, siç ka ndodhur më herët me atletin e garës së 400 metrave Eusebio Haliti, “kampion” i Italisë.