AlbanianSport.com 23.06.2015 11:25
ASNN – Boksieri kosovar Armend Xhoxhaj ka mbetur i shtangur me vendimin e gjyqtarëve në Lojërat Evropiane, të cilët ia dhanë fitoren ukrainasit Oleksandër Hyzhnjak, edhe pse boksieri kosovar ishte më i mirë në raundin e tretë dhe vendimtar, pasi dy raundet e para kishin përfunduar në barazim.
Boksieri e ka shprehur kështu mendimin tij në rrjetin social, “Facebook”: “Dashamirës të boksit anembanë, ju falënderoj për përkrahjen në duelin vendimtar për medalje dhe hyra me vetëbesim të plote dhe dhashë gjithçka nga vetja, dhe, në raundin e tretë mendova që dhashë maksimumin.”
“Dhe në fund prita të më ngrihet dora si ngadhënjyes, por gjyqtarët menduan ndryshe dhe e shpallen fitues boksierin nga Ukraina”, – ka përfunduar boksieri kosovar, Armend Xhoxhaj.