Adriatik Balla 22.06.2015 22:35
Ndërkohë që shumë emra janë larguar ose mbeten me valixhet në dorë, shumë të tjerë pritet të bashkohen me skuadrën e Flamurtarit. Trajneri Stanislav Levi po i shfrytëzon këto ditë për të skicuar skuadrën që ka në mendje dhe në sipërfaqe dalin emrat e parë.
Reparti më nevralgjik në ekipin kuqezi është mbrojtja, ku trajner çek synon të bëjë revolucion. Për të hedhur themelet e repartit të tërhequr, trajneri dhe klubi kanë nisur kontaktet me tre emra konkretë.
Ata janë Renato Malota, Gledi Mici dhe Afrim Taku. 24-vjeçari Mici u largua pikërisht nga Flamurtari gjatë muajit janar, por nuk arriti të përshtatej në radhët e Kukësit, ndërsa Malota mund të jetë lojtari i radhës.