AlbanianSport.com 22.06.2015 21:40
ASNN – Shkëndija bën goditjen e madhe në merkato. Skuadra tetovare arriti të sigurojë shërbimet e Besart Ibraimit për dy sezonet e ardhshme duke kryer një prej lëvizjeve më të bujshme në këtë merkato vere në Maqedoni.
Ibraimi, që është dhe pjesë e kombëtares maqedonase, sezonin e fundit është aktivizuar në Qipro me ekipin e Ermis Aradipu dhe për të interesoheshin shumë skuadra, por në fund 28-vjeçari preferoi të firmoste me kuqezinjtë.
Ibraimi e ka nisur karrierën e tij të Vllaznimi i Kërçovës, ndërsa ka luajtur dhe te skuadra tjetër e shqiptare, ajo e Renovës. Në vitin 2010 ai mbajti veshur dhe fanellën e Shalke 04-rës, por ka luajtur dhe në Ukrainë me Sevastopolin dhe Metalurgun e Zaporozhias.