AlbanianSport.com 22.06.2015 19:50
ASNN – Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Veton Berisha, do të largohet nga skuadra norvegjeze, Viking dhe futbollisti nga Prishtina pritet të luajë në Gjermani gjatë sezonit të ri.
Lojtari i Vikingut në Norvegji ka deklaruar për mediat atje se do ta dëshironte një kalim në Bundesligën 1 apo Bundesligën 2. “Është interesante për mua”, – u shpreh futbollisti me prejardhje nga Llapi.
“Unë mendoj se ky futboll i përshtatet stilit tim të lojës, – vijoi ai. – Futbolli gjerman është një hap i madh për mua, si në Bundesliga 1, ashtu edhe 2.” Te GrojtherFyrthi, skuadra që ka shprehur interesimi për Berishën, aktivizohet edhe sulmuesi tjetër kosovar, Ilir Azemi.