AlbanianSport.com 22.06.2015 18:00
ASNN – Mesi dhe Ronaldo mbeten dy lojtarët që rivalizojnë me njëri-tjetrin për “Topin e Artë” dhe, nëse vitin e kaluar këtë trofe e mori portugezi Ronaldo, këtë edicion suksesi i Mesit me Barcelonën e ka bërë kandidatin kryesor për “Lojtarin e Vitit”.
Në garë mendohej të ishte dhe Nejmar, madje një kandidaturë e fortë, por braziliani Nejmar e prishi punën në Kupën e Amerikës, kur, në ndeshjen e dytë në grup, ndaj Kolumbisë, mori karton të kuq për sjellje jo korrekte.
Madje, ai është pezulluar nga Disiplinori me katër takime, duke mbetur jashtë garës. Edhe sikur Brazili ta fitojë trofeun, ajo që bëri Nejmari e ka nxjerrë atë jashtë garës për “Topin e Artë” dhe Lionel Mesi mund të konsiderohet si favoriti absolut, edhe nëse nuk e
fiton “Copa America”-n.