AlbanianSport.com 21.06.2015 10:15
ASNN – Mbrojtësi maqedonas, Kire Ristevski, sezonin që lamë pas u aktivizua me Tiranën, por pa lënë gjurmë, duke qenë një nga lojtarët më të kritikuar për paraqitjen e tij të dobët.
Pas përfundimit të kampionatit, në vend të “lamtumirës”, mbrojtësi maqedonas Ristevki u ka dërguar një letër drejtuesve të klubit të Tiranës, ku u kërkon 5 pagat mujore të papaguara, si dhe zgjidhjen e kontratës me mirëkuptim.
Maqedonasi është i vendosur të mos kthehet më në radhët e bardhebluve, duke kërkuar pagat e palikuiduara, si dhe lirimin e tij nga detyrimi i kontratës. Madje, në shenjë kërcënimi, ai ka përmendur UEFA-n dhe FIFA-n për pagat që nuk i janë dhënë prej 5 muajsh.