AlbanianSport.com 20.06.2015 16:35
ASNN – Lojërat Olimpike Evropiane, të parat në histori, ishin një shans i madh për sportistët tanë të Shqipërisë dhe të Kosovës të kapnin normat olimpike e të merrnin medalje për vendin e tyre, por edhe pse delegacioni sportiv në dy vendet arrinte në 50 vetë, asnjë medalje nuk është marrë deri tani.
Kjo tregon se sa poshtë është sporti shqiptar në tërësi krahasuar me vendet e tjera. Në të gjitha disiplinat e mbyllim në vend të fundit dhe ky është një skandal më vete. Padyshim që sporti kërkon kushte dhe investime, por në 50 sportistë pjesëmarrës duhej të kishte rezultate më të mira.
Nëse nuk do të ketë medalje në tre ditët e mbetura, atëherë Shqipëria e mbyll për turp këtë veprimtari.