AlbanianSport.com 20.06.2015 11:10
ASNN – I vetmi sportist shqiptar që ka shanse për medalje në Lojërat Evropiane deri tani është boksieri i përfaqësueses së Kosovës, Armend Xhoxhaj.
Boksieri kosovar arriti të kalojë në çerekfinale pa u ndeshur, pasi u favorizua nga shorti, ndërkohë që në turin e 16-shes, ai u përball me hungarezin, Norbert Harksa.
Në të tre raundet Xhoxhaj ishte superior, duke fituar në fund me pikë. Në ndeshjen çerekfinale ai do të përballet tashmë me ukrainasin, Khyznhiak, me datë 22 qershor.
Ky i fundit arriti të fitojë 2-1 me pikë ndaj bullgarit Pantalajev. Fituesi i këtij çifti, më pas do ta ketë të garantuar zonën e medaljeve.
Në rast të një tjetër fitoreje, kosovari do të garojë për medaljen e artë, ndërsa në rast humbjeje, do të ndeshet për medaljen e bronzit.